Shqipëria fiton pastër edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 20:07
Shqipëria  fiton pastër edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Madje, “Kuqezinjtë” nuk pranuan gol as sonte duke vazhduar kështu serinë e ndeshjeve pa pranuar gol në shtëpi, përfshirë edhe ndeshjet e ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2:0.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos shënuan nga një gol në secilën pjesë. Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë e karakterit miqësor nën urdhrat e trajnerit brazilian.

(Kosova Sot Online)