Rrahmani premton se do të rikthehet edhe më i fortë

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 20:26
Rrahmani premton se do të rikthehet edhe më i fortë

Albion Rrahmani ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj tij, pasi iu nënshtrua operacionit.

Sulmuesi kosovar u operua të hënën dhe fatmirësisht operimin e ka kaluar me sukses,.

Përmes një postimi në “Facebook”, mes tjerash, 23-vjeçari falënderoi stafin mjekësor të Kombëtares së Kosovës dhe ekipin e tij, Rapid Bukureshtin.

Ish-sulmuesi i Ballkanit gjithashtu ka premtuar se do të kthehet edhe më i fortë.

(Kosova Sot Online)