Drejtori i Galatasarayt bën hajgare me Balotellin: Ka shkuar në qytetin e duhur, ka jetë nate!

  • S.A /
  • 18 October 2023 - 13:49
Drejtori i Galatasarayt bën hajgare me Balotellin: Ka shkuar në qytetin e duhur, ka jetë nate!

Drejtori sportiv i Galatasarayt, Cenk Ergun, foli për rikthimin e Mario Balotellit në Turqi, tek Adanademispor, duke ironizuar situatën:

“Balotelli? Një lojtar i mirë që shkoi në ekipin e duhur. Adana është një qytet i nxehtë, një Napoli turk. Dielli është përvëlues dhe jeta e natës është më e mira. Edhe trajnerët e dinë se kështu funksionon atje dhe pranojnë stilin e jetës që bëjnë lojtarët e tyre.”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se sulmuesi italian është rikthyer në Turqi, teksa më parë ka luajtur me skuadra të tilla si: Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia, Monza dhe Sion.

(Kosova Sot Online )