Newcastle lëshon komunikatë në lidhje me rastin e Sandro Tonalit

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 17:22
Newcastle lëshon komunikatë në lidhje me rastin e Sandro Tonalit

Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali po merr përmasa edhe më të mëdha çdo ditë dhe më shumë.

Ndër emrat e përfshirë në këtë skandal është edhe ai i Sandro Tonalit, mesfushorit më të ri të Newcastle United.

Thuhet se Tonali ka pranuar të bashkëpunoj në lidhje me këtë rast.

Madje, mediumi italian, Gazzetta dello Sport, thotë se mesfushori italian ka pranuar se kishte vënë bast edhe për futbollin dhe gjithashtu për Milanin në kohën sa ishte pjesë e kuqezinjve.


E klubi i Tonalit, Newcastle ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me këtë rast.

“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt i hetimit nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve. Sandro është plotësisht i angazhuar në hetim dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse. Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme për momentin”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)