Sylvinho: E përmbyllëm një periudhë jashtëzakonisht pozitive

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 22:35
Sylvinho: E përmbyllëm një periudhë jashtëzakonisht pozitive

Shqipëria është 99% e kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë zhvilluan një cikël kualifikues të jashtëzakonshëm, e cila kulmoi me fitoren 3:0 ndaj çekëve.

E thelbësor në këtë sukses ishte edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.

Ai ka reaguar pas ndeshjeve të tetorit, duke e quajtur periudhë të jashtëzakonshme.

“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë. Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve. Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri”, shkroi Sylvinho në profilin e tij në Instagram.

(Kosova Sot Online)