Ja rrogat e lojtarëve në ligën MLS, Messi i pari e Shaqiri i treti

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 14:18
Ja rrogat e lojtarëve në ligën MLS, Messi i pari e Shaqiri i treti

“MLS Players Association” i ka zbuluar përmes sajtit të tij të gjitha rrogat e futbollistëve të MLS.

Asnjë befasi sa i përket lojtarit më të paguar në ligën amerikane – Lionel Messi.

Ylli argjentinas paguhet 19.375,685 euro në vit nga Inter Miami, ku u transferua gjatë verës që shkoi.

 

Ndërkaq, vendi i dytë i takon Lorenzo Insignes.

Futbollisti italian në Toronto e ka rrogën vjetore 14.590,662 euro.

I treti në listë është futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri.

Chicago Fire e paguan përfaqësuesin zviceran 7.7219,159 euro në vit.

Vendi i katërt është rezervuar për Chicharito Hernandezin e Los Angeles Galaxy, i cili i merr 7.0487,144 euro në vit.

Kurse, vendi i pestë i takon një tjetër italiani – Federico Bernarceschit, që në Toronto paguhet 5.9683,064 euro në vit.

Më poshtë mund ta shihni Top 20, duke i konsideruar rrogat neto të garantuara, pra duke i përfshirë edhe bonuset. 

(Kosova Sot Online)