Probleme për Milanin para derbit me Juventusin

  • S.A /
  • 19 October 2023 - 16:41
Probleme për Milanin para derbit me Juventusin

Portieri i dytë i Milanit, Marco Sportiello, ka pësuar një lëndim muskulor, kështu që me Mike Maignan të pezulluar, Antonio Mirante pritet të startojë kundër Juventusit të dielën, transmeton "Kosova Sot Online".

Maignan u përjashtua me karton të kuq në Marassi në një fitore 1-0 ndaj Genoas para pushimit ndërkombëtar, kështu që Sportiello duhej të zëvendësonte francezin kundër Juventusit këtë të diel.

Gjithsesi, i padisponueshëm do të jetë edhe ish-portieri i Atalantës, pasi ka pësuar një lëndim në muskuj, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën 10 ditë. Milani ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Sportiellos.

Lexo po ashtuJuventusi pritet të luajë ndaj Milanit pa njërin nga lojtarët kryesor

Ndaj, portieri i tretë Mirante pritet të startojë në portë kundër Zonjës së Vjetër të dielën. 40 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Milanin, duke ardhur nga stoli në minutën e 89 të ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar kundër Hellas Veronas. Herën e fundit që ai luajti 90 minuta në një ndeshje të Serisë A ishte në prill 2021, kur skuadra e tij Roma humbi 3-1 në Torino. Theo Hernandez do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit, pasi ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon në ndeshjen e fundit me Genoan.

(Kosova Sot Online )