Gjyqtari kosovar Istref Elezaj shkëlqeu në CEV Challenge Cup

  • S.A /
  • 20 October 2023 - 10:06
Gjyqtari kosovar Istref Elezaj shkëlqeu në CEV Challenge Cup

Gjyqtari kosovar me thirrje të FIVB-së, Istref Elezaj, ka marrë vlerësim maksimal gjatë ndarjes së drejtësisë në ndeshjen e raundit të dytë të 1/32 finales CEV Challenge Cup, mes VBC Casalmaggiore dhe IGOR Novara, transmeton "Kosova Sot Online".

Elezaj ishte gjyqtar i parë, në paraqitjen e tij të pestë në Kupat Evropiane, kur të enjten në Viadana të Italisë, ka qenë gjyqtar në duelin e dy ekipeve italiane. Ai mori vlerësim maksimal edhe nga delegati i ndeshjes Filipoo Niedu.

Partner në ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, Elezaj e pati gjyqtarin polak Wojciech Glod.

Kjo ishte ndeshja e kthimit mes këtyre skuadrave, me IGOR Novara që e fitoi edhe ndeshjen e dytë 3:0 (25:13; 25:18; 25:23), për ta siguruar kualifikimin në 1/16 e CEV Challenge Cup.

Këto dy ekipe njihen për rivalitetin edhe në Serie A, në kuadër të së cilës garë do të ndeshen edhe të dielën. 

Federata e Volejbollit të Kosovës e ka përgëzuar gjyqtarin kosovar Istref Elezaj, për paraqitjen briliante në këtë garë, duke përfaqësuar suksesshëm vlerat e volejbollit tonë në Evropë. 

(Kosova Sot Online )