Mbappe e ka ndarë mendjen, ky do të jetë veprimi i tij verën e ardhshme

  • S.A /
  • 20 October 2023 - 11:30
Mbappe e ka ndarë mendjen, ky do të jetë veprimi i tij verën e ardhshme

Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij. Sulmuesi francez sipas të gjitha gjasave do të ndërrojë mjedis në verën e vitit të ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se nënkampioni i botës po e konsideron mundësinë e largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë në vitin 2024, kur edhe do t’i skadojë kontrata aktuale. Ish-futbollisti i Monacos madje i ka rënë pishman që e ka vazhduar kontratën me klubin nga “Parku i Princave”.

Ai është i gatshëm për një eksperiencë të re pasi la gjurmë të pashlyeshme në Paris.

Real Madridi është duke e pritur qe disa vite njërin prej futbollistëve më të mirë në botë dhe mund të ndodh që palët të bashkohen verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online )