Brenda një ore shiten biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 22:35
Brenda një ore shiten biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

E jashtëzakonshme, brenda një ore shiten biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

Brenda një orë janë shitur biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë.

Helvetikët përballen me dardanët muajin tjetër në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Blick raporton se brenda 60 minutave, të gjitha biletat janë shitur për këtë duel.

Natyrisht, shumë shqiptarë në Zvicër kanë dashur ta blejnë një biletë për këtë përballje dhe është njëra nga arsyet se pse ato u “avulluan” kaq shpejt.

(Kosova Sot Online)