Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Ferizajt

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 11:37
Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Ferizajt

Ismet Munishi nuk është më trajner i Ferizajt, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri i njohur kosovar e bëri të ditur këtë personalisht përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se dje e kuptoi se nuk ka më çfarë t’i japë klubit të Ferizajt dhe për këtë ofroi dorëheqjen.

“Falemderoj Presidentin Lulzim Abazi. Falemderit stafi i klubit FC Ferizaj. Falemderit tifozet Ujqit. Falemderit futbollistë te nderuar. Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj, prandaj ofrova dorëheqjen e parevokueshme. Shume suksese ne vazhdim”, ishte postimi i Munishit.

Ai mori drejtimin e Ferizajt para fillimit të edicionit, kurse humbja e djeshme ndaj Vjosës ishte e fundit e tij në krye të ferizajasve.

(Kosova Sot Online )