Real Madridi e ka shënjestruar 22 vjeçarin Alfonso Davies

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 12:37
Real Madridi e ka shënjestruar  22 vjeçarin Alfonso Davies

Real Madridi është i interesuar për yllin e Bayernit, Alphonso Davies (22) – kjo nuk është më sekret.  Agjenti i Davies, Nick Huoseh foli hapur për thashethemet e Realit rreth lojtarit të tij gjatë verës, transmeton "Kosova Sot Online". 

“Real është një klub i madh, unë jam një tifoz i madh. Reali është një emër i madh. Kur dëgjon thashetheme për të mbrojturin tënd, të bën krenar”, tha ai.

Dhe më tej shtoi: “Kemi edhe dy vite kontratë me Bayernin. Do të presim dhe do të shohim se si do të zhvillohet gjithçka në javët në vijim.”

Davies e dëshiron Realin në verë – por jo me çdo çmim! Edhe pse ylli i Bayernit do të ketë vetëm një vit më shumë kontratë në Mynih nga vera e vitit 2024, “Royals” e dinë se një transferim nuk do të jetë me kosto efektive. Sipas informacioneve të SPORT BILD, spanjollët shpresojnë të marrin Davies për një shumë transferimi prej 40 milionë euro.

(Kosova Sot Online )