Shaqiri dhe Messi dështojnë me ekipet e tyre, mbesin jashtë 'Play-Offit'

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 13:49
Shaqiri dhe Messi dështojnë me ekipet e tyre, mbesin jashtë 'Play-Offit'

Këtë të diel, sipas kohës tonë lokale, u zhvillua xhiro e fundit e sezonit të rregullt në MLS.

Chicago Fire, ku aktivizohet Xherdan Shaqiri, pësoi humbje në udhëtim ndaj New York City, ashtu si pësoi edhe skuadra e Lionel Messit, Inter Miami.

Të dy ekipet kanë mbetur jashtë fazës së “Play-Offit”, andaj kjo fazë në MLS do të zhvillohet pa yjet si Messi, Shaqiri, Alba, Busquets, por edhe të tjerë.

Chicago Fire grumbulloi 40 pikë pas 34 xhirove, duke e përmbyllur sezonin në pozitën e 13-të.

Interi Miami qëndroi edhe më keq, pasi sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parafundit (14) me 34 pikë. 

(Kosova Sot Online)