Ancelotti: Nëse them atë që mendoj, rrezikoj shumë

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 14:39
Ancelotti: Nëse them atë që mendoj, rrezikoj shumë

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, nuk ka qenë aspak i kënaqur me arbitrin pas barazimit 1-1 të marr në fushën e Sevilla-s mbrëmjen e sotme.

“Nëse them atë që mendoj për arbitrimin sot, do të skualifikohem për një kohë të gjatë”, ka thënë Ancelotti. “Preferoj të përdor ironinë”.


Trajneri i Los Blancos ka vazhduar duke i bërë komplimente punës së arbitrit duke thënë se:

“Çdo vendim që ka marrë sot ka qenë i drejtë”.

Në fakt, polemikat kundrejt punës së arbitrit kanë të bëjnë kryesisht me dy golat e anuluar në pjesën e parë.

I pari ka qenë ai i Valverde-s në minutën e 4-t, i anuluar për një pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.

Ndërsa në rastin e dytë, arbitri ka ndaluar një kundërsulm të madrilenëve pasi kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte, me aksionin që është mbyllur me një gol të Bellingham, por arbitri i kishte bilbilit më përpara.

(Kosova Sot Online)