Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 08:55
Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit

Roma ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Monzës me një gol të Stephan El Shaarawyt në minutën e fundit. Sulmuesi italian shpërtheu në festë, por derdhi edhe lot kur po festonte golin për tre pikët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai gjatë javës së kaluar u akuzua nga Fabrizio Corona se është i përfshirë në skandalin e basteve, por sulmuesi italian ka paditur paparacin e famshëm për shpifje.

30-vjeçari ka dhënë një nga intervistat më emocionuese ndonjëherë pikërisht pas akuzave që kishte marrë nga Corona dhe për lotët e derdhur në Olimpico.

“Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin kur përjeton gjithë këto emocione. Mendoj se është një nga emocionet më të mira dhe të shkosh te Curva Sud dhe të gëzohesh me fansat e tu”.

“Gjithmonë dhe vetëm kam menduar për këtë dhe kjo është një prizë për të gjithë periudhën. Jam i lumtur dhe shumë i lumtur për këtë gol dhe fitoren”, tha El Shaarawy.

Tutje sulmuesi italian foli edhe për akuzat që mori nga Fabrzio Corona.

“Ndihem 100 për qind me ndërgjegje të pastër dhe më dhemb kur thuhen gjëra të pavërteta. Isha i mbushur dhe shpërtheva në lot fal edhe golit që ishte shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur”, deklaroi sulmuesi italian.

(Kosova Sot Online )