Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë Monacos

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 09:08
Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë Monacos

Monaco ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Metzit për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë. Por në këtë ndeshje gjithë vëmendjen e ka marrë super talenti senegalez Lamine Camara me golin e realizuar. Vetëm pas katërt minutave lojë Metz kaloi në epërsi, kur Camara realizoi nga një distancë më larg se gjysma fushës duke sjell gëzim të madh në radhët e skuadrës së tij, transmeton "Kosova Sot Online".

 

Ishte një gol spektakolar dhe sigurisht më i miri i vitit deri më tani në elitën e futbollit francez Ligue 1.

19-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë këtë gol pasi ishte goli i parë në karrierën e tij si profesionist.

Sigurisht që goli i Lamine Camara do të jetë në garë për më të mirin e vitit dhe ndoshta në garë edhe për çmimin ‘Puskas’. 

(Kosova Sot Onliste )