Reagimi emocionues me lot gëzimi i familjarëve të Marc Guiu, super-talentit që shënoi për Barçën

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 10:44
Reagimi emocionues  me lot gëzimi i familjarëve të Marc Guiu,  super-talentit që shënoi për Barçën

Marc Guiu me siguri që ka mbetur pa gjumë mbrëmë pasi me golin tij ka filluar ta bëj hostorinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Talenti i Barcelonës e pati një natë përrallore pasi debutoi me gol në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

17 vjeçari në fakt shënoi qysh në prekjen e parë të topit, duke e bërë edhe më madhështore natën e tij. Ndërkaq, ishte pikërisht ky gol që ia siguroi tri pikë të vlefshme ekipit “Blaugrana”, i cili po përballet me lëndime të shumta dhe për këtë po ua jep rastin edhe lojtarëve të rinj. E gëzimit të “çmendur” të lojtarit për golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos iu bashkëngjitën edhe familjarët e tij.

Një video është bërë virale me familjen e Guiu, të cilët nuk po mund t’iu besonin syve që djaloshi i tyre arriti të shënonte aq shpejt me Barcelonën. Për më tepër, reagimin e familjarëve të futbollistit të ri, mund ta shihni në videon më poshtë.

{https://twitter.com/i/status/1716203585778704856}

(Kosova Sot ONline )