Telashe seriose për Bayernin, mesfushori do të mungojë disa javë, e ka operuar gishtin!

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 11:27
 Telashe seriose për Bayernin, mesfushori do të mungojë disa javë, e ka operuar gishtin!

Mesfushori gjerman Leon Goretzka do të mungojë për disa javë për skuadrën e Bayern Mynih. Sipas të përditshmes “Bild”, mesfushori 28-vjeçar ka thyer një nga gishtat e dorës së majtë, në ndeshjen ndaj Mainz në kampionat (shënoi edhe gol), transmeton "Kosova Sot Online ".

Lojtari doli nga fusha i dëmtuar, me dhimbje të mëdha në dorën e majtë. Më pas, pas një grafie që konfirmoi dëmtimin, lojtari iu nënshtrua një operacioni të vogël në dorë. Ai la klinikën me dorën e majtë të fashuar pas operacionit.

Sipas mediave gjermane, Goretzka do të qëndrojë të paktën 3 javë, duke humbur disa ndeshje në kampionat dhe Champions League. Stafi mjekësor do të provojë të rikuperojë lojtarin (8 ndeshje e 2 gola në kampionat këtë sezon) në takimin ndaj Borussia Dortmund, më 4 nëntor.

(Kosova Sot Online )