Pesëshja e javës në xhiron e tretë në Superligën e femrave

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 14:11
Pesëshja e javës në xhiron e tretë në Superligën e femrave

Ndeshja kryesore e kësaj javë u zhvillua në Pejë në mes Peja 03- Bashkimi, ku fitorja iu takoi vajzave nga Prizreni me rezultat 71:77. Kësaj fitore më së shumti i kontribuoi Sarah Mgbeike e cila shënoi 21 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime. Në top 5 e kësaj jave Aulona Muhadri është lojtarja e vetme vendor e cila ndihmoi skuadrën me 17 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim,transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në kryeqytet ku Prishtina fitoi bindshëm ndaj Penzës me rezultat 84:48. Për ketë fitore të Prishtinës dyshja Williams dhe Johnson shkëlqyen në parket. Jade Williams shënoi 19 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime kurse Asianae Johson shtoi 17 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro u zhvillua në Gjilan në mes të United Basketball dhe Trepça e cila përfundoi me rezultat të thellë 50:105. Sa arriti të shënonte United Basketball, shënoi vetëm basketbollistja e Trepçës, Mar’shay Moore 50 pikë, 6 kërcime e 9 asistime e cila u ndihmua nga Jessica Wilson me 27 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

(Kosova Sot Online )