City reflekton rreth kontratës së De Bruyne

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 15:55
City reflekton rreth kontratës së De Bruyne

Kur t’i skadojë kontrata aktuale me Manchester Cityn, Kevin de Bruyne do t’i ketë mbushur 34 vjet.

Bëhet fjalë për datën 30 qershor 2025, kur edhe do të mundë të mbyllet marrëveshja mes dy palëve.

Kjo për faktin se klubi anglez ka reflektuar rreth mundësisë që t’i ofrojë atij një kontratë të re”, njoftojnë mediat angleze, përcjell “Gazeta Express”.

De Bruyne, i transferuar në “Etihad Stadium” në verën e vitit 2015, ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në sukseset e jashtëzakonshme të “Citizens”, e mbi të gjitha në edicionin e fundit, kur “Qytetarët” e fituan “treshen” e trofeve.

Por, koha po punon kundër futbollistit belg.

Lëndimet e ndryshme të muajve të fundit kanë bërë që drejtuesit e Cityt ta rimendojnë mundësinë e ofrimit të një kontrate të re.

Me këtë rast, legjenda belge mund të largohet nga kampioni aktual evropian dhe anglez në fund të sezonit 2024/25

Ish-futbollisti i Chelseat me këtë rast mund të rikthehet në Belgjikë për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës, ose ta zgjedh një opsion tjetër mes Arabisë Saudite ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot Online)