Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë – Izrael

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 23:06
Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka njoftuar zyrtarisht për datën e re të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 15 tetor, por që u shty shkaku i situatës që u krijua Izrael.

Ndeshja i takon Grupit I, në të cilin izraelitët kanë gjasa më reale për kualifikim në Kampionatin Evropian, për dallim nga Kosova.

Izraeli, që ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në grup, është i treti në renditje me 11 pikë – katër më pak se Zvicra dhe pesë më pak se Rumania.

Deri në fund të ciklit kualifikues në këtë grup secila kombëtare duhet të ketë zhvilluar dhjetë ndeshje.

Kosova, që ka zhvilluar shtatë ndeshje, renditet e katërta me shtatë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)