Nëna e Mbappes: Kur ishte fëmijë, nëse Milani humbiste, e gjuante televizorin me digitron

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 14:16
Nëna e Mbappes: Kur ishte fëmijë, nëse Milani humbiste, e gjuante televizorin me digitron

Që Kylian Mbappe ishte tifoz i Milanit që kur ishte fëmijë, ky tashmë nuk është më një mister.

Por, edhe që ishte vërtetë i pasionuar pas ekipit “Rossoner” kjo po ashtu dihet.

Sidoqoftë, nëna e yllit të Paris Saint-Germain, Fayza Lamari, në një intervistë me të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport” e ka shpjeguar një tjetër detaj interesant të lidhjes së përfaqësuesit francez me klubin Kuqezi.

“Kur kthehej në shtëpi fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbiste, ndodhte që ta gjuante televizorin me digitron dhe t’i thoshte disa fjalë në italisht. Ai është dashuruar menjëherë me ‘Rossoneri’, që kur ishte i vogël. Në ‘Play Station’ megjithatë e zgjidhte gjithmonë Real Madridin. E vishte fanellën e Robinhos në stërvitje, por edhe në shtrat, njëjtë si ato të Manchester Unitedit, të Francës dhe të Paris Saint-Germainit. I donte sulmuesit e mëdhenj, por mund ta mbante edhe fanellën e Frei të Rennesit. Nëse do ta thoshim 15 vjet më parë se do të ishte protagonist në ndeshjen PSG – Milan, nuk e kemi besuar kurrë”, ka thënë nëna e nënkampionit të botës.

Mbappe duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në “Parkun e Princave” pasi në verën e ardhshme mund ta shohim duke e veshur fanellën e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)