Futbollisti i Senegalit: Ja ku e ke fanellën, mos u lodh duke më ndjekur dhe duke më kapur

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 15:57
Futbollisti i Senegalit: Ja ku e ke fanellën, mos u lodh duke më ndjekur dhe duke më kapur

Futbolli është një sport mjaft burrëror dhe kohë pas kohë i ashpër. Por, disa futbollistë i kalojnë limitet dhe i kapin kundërshtarët për fanelle, disa prej tyre edhe ua shqyejnë ato, transmeton "Kosova Sot Online".

E për ta shmangur një gjë të tillë, një futbollist në Senegal e ka bërë një veprim mjaft të zgjuar. Në një ndeshje amatore dhe në një fushë aspak të përshtatshme dhe me mbeturina, futbollisti me të bardha dhe mbi tyre një jelek të kuq, pasi e kalon kundërshtarin, kapet nga ai dhe ndalet.

Ndërkohë, futbollisti me numrin 2 e heq jelekun dhe ia dorëzon kundërshtarit, duke e këshilluar të mos lodhet duke e ndjekur.  Një rast ky që ka mundur të përfundonte në fjalosje apo përleshje, befasisht u shndërrua në rast komik, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë. 

https://streamable.com/u2bxvw

(Kosova Sot Online )