Bayerni synon fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:53
Bayerni synon fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt

Bayern Munichi do të luajë sonte në udhëtim ndaj Galatasarayt, në kuadër të xhiros së tretë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ali Sami Yen”, me fillim prej orës 18:45.

“Bavarezët” hyjnë në këtë ndeshje si liderë të grupit, pasi kanë marrë pikë të plota nga dy ndeshjet paraprake.

Edhe skuadra turke është pa humbje, por ka regjistruar një barazim dhe një fitore, duke u renditur e dyta në grup.

(Kosova Sot Online)