Real Madridi regjistron fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 22:55
Real Madridi regjistron fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë rresht, duke bërë kështu një tjetër hap drejt kualifikimit për në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi sonte në udhëtim ndaj Bragas

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2. Golat e fitores për “Los Blancos” u shënuan nga Rodrygo (16’) dhe Jude Bellingham (61’).

Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Alvaro Djalo (63’).

Real Madridi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në Grupin C.

Braga është e treta me tri pikë. 

(Kosova Sot Online)