Pioli: Do të ishte gabim nëse fokusohemi totalisht te Mbappe

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 14:08
Pioli: Do të ishte gabim nëse fokusohemi totalisht te Mbappe

Mbrëmjn e së mërkurës, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen në mitikun francez të “Parc des Princes”, me “gjigandët” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, në sfidën e vlefshme për grupin F, të UEFA Champions League.

Siç e do “zakoni” para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, në kuadër të përballjes nga ku tekniku i “kuqezinjve”, foli për mënyrë se si do të “ndalte”, “yllin” e sulmit, Kylian Mbappe, teksa theksoi se për të nuk ka asnjë formulë fikse.

“Do të bëjmë shumë gabim nëse përqëndrohemi vetëm tek Mbappe. PSG është një skuadër e ndërtuar për të fituar Champions League. Numrat e Mbappe janë të shkëlqyer, dhe për ta ulur disi rëndësinë e tij në fushë, do të na duhet që ta mbajmë sa më shumë topin në zotërim.

Duhet të jemi shumë kompaktë dhe agresivë, do të na duhet të jemi një skuadër e vërtetë nga minuta e parë deri në fundin e ndeshjes”,- u shpreh tekniku i “djajve” të Milanos. 

(Kosova Sot Online)