Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në 'Grand Slamin e Abu Dhabit'

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 16:24
Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në 'Grand Slamin e Abu Dhabit'

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Akili u mposht në finale nga garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Deri te medalja, Gjakova erdhi pasi në xhiron e parë e mposhti garuesin nga Bahamas, Andrew Munnings.

Në xhiron e dytë mposhti finlandezi Valtteri Olin, ndërsa në atë të tretin ishte më i mirë se kazaku Smagulov.

Në çerekfinale eliminoi amerikanin Jack Yonezuka, ndërsa në gjysmëfinale kazakun Shamshayev.

Sot ka garuar edhe Loriana Kuka, në kategorinë deri në 70 kilogramë, por aventura e saj nuk shkoi mirë.

Garuesja kosovare u mposht me Ippon në rrethin e dytë nga austriakja Michaela Polleres në “Golden Score”.

Kuka paraprakisht e kishte kaluar rrethin e parë pasi e kishte mundur garuesen holandeze, Sanne Vermeer.

Gjatë ditës së enjte do të garojë edhe xhudisti tjetër, Shpati Zekaj, në kategoria deri në 100 kilogramë.


(Kosova Sot Online)