Daja: Kam besim 1000% te lojtarët e mi

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 17:20
Daja: Kam besim 1000% te lojtarët e mi

Nesër, Ballkani do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshet me ekipin nga Kazakistani, Astana në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:45.

Para ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh se ka besim 1000% te lojtarët e tij.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Si trajner një përjetim i madh për mua, ky përjetim mund të ndodhë javë për javë – si në Europë, ashtu edhe në Superligë. Ekipin e kemi tepër të mirë, entuziazmi është në nivele optimale. Shpresojmë ta mbajmë këtë sa më gjatë që është e mundur, gjithmonë me fatin me vete. Kam besim 1000% tek lojtarët e mi. Ne kemi një grup me djemë të shkëlqyer, me karakter shumë të mirë”, tha Daja në konferencë për shtyp.

Pas dy ndeshjeve të para, Ballkani ka një humbje ndaj Viktoria Plzen dhe një fitore madhështore ndaj Dinamo Zagrebit.

(Kosova Sot Online)