Kosova e shijon pozitën më të lartë në renditjen e FIFA-s

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 11:57
Kosova e shijon pozitën më të lartë në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës e ka shijuar pozitën më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

Dardanët e shohin veten në vendin e 105-të në ranglistën e Kombëtareve për muajin tetor.

Muajin e kaluar, Kosova ishte e 111-ta, ndërsa tash ka përparuar për 6 pozita, transmeton "Kosova Sot Online".

Kosova e mposhti Andorrën në këtë muaj në udhëtim me rezultat 3:0, ndërsa loja me Izraelin u shty shkaku i situatës së rëndë të krijuar në këtë vend.

Në nëntor, Verdhekaltrit do t’i zhvillojnë tri ndeshje, me Izraelin, me Zvicrën dhe me Bjellorusinë, kur edhe do ta mbyllin kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

(Kosova Sot Online )