Prishtina me ndryshime serioze, pritet ta zyrtarizojë trajnerin Egbo

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 13:50
Prishtina me ndryshime serioze, pritet ta zyrtarizojë trajnerin Egbo

FC Prishtina mund ta zyrtarizojë shumë shpejt trajnerin e ri pasi i ndau rrugët me Debatik Currin, transmeton "Kosova Sot Online".

Emmanuel Egbo pritet t’i drejtojë Bardhekaltrit në vazhdim të sezonit në Superligën kosovare të futbollit.

Madje, në bazë të informacioneve të fundit, ish-trajneri i Tiranës tashmë ka mbërri në kryeqytetin kosovar dhe atij i është bërë gati kontrata. Krahas Shqipërisë, 50 vjeçari ka punuar edhe në Arabinë Saudite në ekipin Ohod Al-Medina. Prishtinasit nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit dhe synojnë të këndellen në krye me trajnerin nigerian. Ata aktualisht gjenden në vendin e katërt me 13 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani. 

(Kosova Sot Online )