Egbo jep një premtim për Plisat pasi u zyrtarizua trajner i FC Prishtinës

  • S.A /
  • 27 October 2023 - 09:19
Egbo jep një premtim për Plisat pasi u zyrtarizua trajner i FC Prishtinës

Ish-trajneri kampion me Tiranën, Emmanuel Egbo, është emëruar trajner i ri i Prishtinës, ka konfirmuar klubi kryeqytetas të enjten, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri nga Nigeria u shpall kampion me Tiranën në sezonin 2019/20. Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmojë nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi.

Egbo do ta zëvendësojë Debatik Currin në krye të klubit bardhekaltër.

50-vjeçari e flet pastër gjuhën shqipe pasi që jetuar për një kohë të gjatë në Shqipëri.

“Gjuha shqipe është përparësi e madhe. Kur trajneri flet gjuhë tjetër, është problem. Kjo më ka ndimuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Egbo.

“Tifozëve u premtoj maksimumin. Duhet të bëjmë mirë të gjithë së bashku nga presidenti deri te tifozët që janë lojtari i 12-të”, theksoi Emmanuel Egbo.

Prishtina, aktualisht zë vendin e katërt në Superligën e Kosovës me 13 pikë dhe është në një seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore.

(Kosova Sot Online )