Konfirmohet nga Arteta: Jesus dhe Partey do të mungojnë

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 17:35
Konfirmohet nga Arteta: Jesus dhe Partey do të mungojnë

Gabriel Jesus dhe Thomas Partey i janë shtuar sërish listës së lëndimeve te Arsenali.

Trajneri Mikel Arteta gjatë konferencës së sotme për shtyp konfirmoi lëndimin e të dyve, të cilët do të mungojnë në ndeshjen e nesërme të “Topçinjve” në Premierligë, ndaj Sheffield United,

Nga spanjolli nuk u dha ndonjë afat për rikthimin e Jesus dhe Partey, por u bë e ditur se ata do të mungojnë për disa javë.

Sulmuesi brazilian pësoi lëndim muskulor në fitoren e londinezëve ndaj Sevillas të martën, në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)