Muslija vazhdon shkëlqimin, realizon golin e gjashtë në Bundesliga 2

  • S.A /
  • 28 October 2023 - 14:54
Muslija vazhdon shkëlqimin, realizon golin e gjashtë në Bundesliga 2

Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderborn, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori kosovar e ka nisur si gjithmonë titullar duelin me skuadrën e tij që po luan në udhëtim te Hertha Berlin. Muslija u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi golin e vetëm deri tani për Paderborn.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe një asistim.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 80-të, Paderborn po pëson 3-1 në kryeqytet nga Hertha Berlin.

(Kosova Sot Online )