Dy duele interesante do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në basketboll

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 11:44
Dy duele interesante do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në basketboll

Dy duele interesante do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në Superligën e Kosovës në basketboll.

Nga një fitore dhe katër humbje kanë edhe Istogu e Vëllaznimi që përballen të dielën.

Sigurisht dy skuadrat synojnë fitoren e dytë në këtë edicion. Istogasit fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit, kurse Kuqezinjtë ndaj Golden Eagle Yllit. Takimi zhvillohet në Pejë.

Java e gjashtë në Superligë do të mbyllet me një tjetër sfidë interesante, ku ndeshen dy skuadrat me traditë, Bashkimi dhe Trepça.

Prizrenasit kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit katër fitore e një humbje.

(Kosova Sot Online)