Ja pse u pendua Bayerni, ka hequr dorë nga transferimi i Florian Wirtz

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 16:07
Ja pse u pendua Bayerni,  ka hequr dorë nga transferimi i Florian Wirtz

Florian Wirtz është një nga taltnetët më të mëdhenj në Bundesliga dhe po shkëlqen këtë edicion, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori ofensivë është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, teksa ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane. 20-vjeçari në 13 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë këtë edicion.

Real Madrid, Barcelona, Man City e Chelsea janë skuadrat e interesuara, por gjiganti gjerman Bayern Munich përkundër se më parë e kishte në listën e dëshirave tani ka hequr dorë. Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund ka thënë se nuk e kanë mendjen te transferimi i Wirtz. “Kjo nuk është çështja jonë për momentin. Ne kemi një ekip shumë të mirë. Do të shohim se cila pjesë e enigmës na mungon”. “Florian Wirtz është një lojtar shumë i mirë, por këtu kemi edhe ne lojtarë shumë të mirë”, deklaroi Freund. Wirtz vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në Gjermani dhe vlera e tij është mbi 100 milionë euro.

(Kosova Sot Online )