Milot Rashica kontribuon me asistim në fitoren e Besiktasit

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 20:30
Milot Rashica kontribuon me asistim në fitoren e Besiktasit

Pas humbjes javën e kaluar në derbin ndaj Galatasarayt, Besiktasi u rikthye sonte te fitorja në Superligën e Turqisë.

Skuadra e drejtuar nga Hari Vukas triumfoi ndaj Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë

Përballja në stadiumin “Turpas” u mbyll me rezultatin 2:0.

Milot Rashica ishte titullar edhe sonte, teksa luajti tërë ndeshjen. Ai la gjurmë duke kontribuar me një asistim.

(Kosova Sot Online)