U dënua për baste të paligjshme, por Juventusi ia rinovon kontratën Fagiolit

  • 31 October 2023 - 10:55
U dënua për baste të paligjshme, por Juventusi ia rinovon kontratën Fagiolit

Juventusi thuhet se ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Nicolo Fagiolit deri në qershor të 2028, pavarësisht ndalimit të tij të fundit për vënie të basteve të paligjshme, transmeton "Kosova Sot Online".

22-vjeçari pranoi se luante baste në futboll, por bashkëpunoi me autoritetet përkatëse gjatë hetimeve dhe kërkoi ndihmë për të trajtuar varësinë e tij nga bixhozi.

Juventusi ka mbështetur mesfushorin e tyre premtues në javët e fundit. Fagioli ka vazhduar stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës dhe klubi nuk e ka shkurtuar pagën e tij.

Sipas Sky Sport Italia, Juventusi do të bëjë edhe më shumë për lojtarin pasi tani ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e mesfushorit deri në qershor të 2028. Marrëveshja aktuale e Fagiolit për 1 milion euro në vit përfundon në 2026. Sky Sport Italia nuk ka zbuluar shifrat pas marrëveshjes së re të Fagiolit në Allianz Stadium, por pretendon se është një rinovim ‘ekonomikisht i rëndësishëm’.

Fagioli është një produkt i akademisë së Juventusit dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në sezonin 2020/21 nën drejtimin e Andrea Pirlos. Ai ka bërë 45 paraqitje me Zonjën e Vjetër, duke shënuar tre gola.

(Kosova Sot Online )