Ja sfida evropiane për Pejën dhe Trepçën

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 14:03
Ja sfida evropiane për Pejën dhe Trepçën

Këtë mesjavë dy skuadrat kosovare, Peja dhe Trepça, do t’ju rikthehen sfidave evropiane.

Nesër, kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do t’i kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

Të dy skuadrat e kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00.

Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque. 

(Kosova Sot Online)