Përfitim i çmendur, Vinicius e vazhdon kontratën me Realin me klauzolën për 1 miliard euro

  • S.A /
  • 31 October 2023 - 15:22
Përfitim i çmendur, Vinicius e vazhdon kontratën me Realin me  klauzolën për 1 miliard euro

Vinicius Junior e ka vazhduar kontratën me Real Madridin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klubi spanjoll ka njoftuar se ylli brazilian ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2027. Sulmuesi i krahut kishte përfunduar në “Santiago Bernabeu” në korrik 2018 në moshën 18 vjeçare dhe në atë kohë e kishte bërë debutimin me Madrid Castilla më 26 gusht.

Gjatë gjashtë sezoneve me ekipin e parë, ai i ka zhvilluara 235 ndeshje, duke i realizuar 63 gola dhe i ka fituar 9 trofe: 1 herë Ligën e Kampionëve, 2 herë Botërorin e Klubeve, 1 herë Superkupën e Evropës, 2 herë La Ligan, 1 herë Copa del Rey dhe 2 herë Superkupën e Spanjës. 23 vjeçari është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i “Los Blancos” në vitet e fundit. Ai e shënoi golin e fitores ndaj në finale të Championsit në Paris në vitin 2022.

(Kosova Sot Online )