Klubi i njohur shqiptar prezanton Luiz Ejllin

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 17:40
Klubi i njohur shqiptar prezanton Luiz Ejllin

Deçiqi ka publikuar një fotografi të këngëtarit, Luiz Ejlli, në faqen zyrtare të klubit.

Klubi nga Tuzi bëri postimin në formë të prezantimit, teksa Ejlli pozoi me fanellën e këtij klubi.

“Me rastin e premierës së filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ që po shfaqet në Tuz, klubi ynë prezanton aktorin kryesor Luiz Ejlli, i cili është edhe fitues i Big Brother VIP Albania, një fanellë e klubit tonë në shenjë të respektit”, thuhet në postimin e KF Deçiqit.


(Kosova Sot Online)