Messi hedh poshtë raportimin për takimin me Laportan

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 21:46
Messi hedh poshtë raportimin për takimin me Laportan

Të hënën, Lionel Messi u shpërblye me trofeun e tetë të “Topit të Artë”, që është edhe rekord historik.

Në ceremoninë që u mbajt në Paris, i pranishëm ishte edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta:

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, raportoi se Messi dhe Laporta u takuan mbrëmë për të diskutuar për ceremoninë lamtumirëse të argjentinasit, të cilën ai nuk e mori kur u largua nga Barça në vitin 2021.

Megjithatë, këto raportime janë hedhur poshtë nga vetë 36-vjeçari, përmes një postimi në “Instagram”.

“Ti po gënjen… edhe një herë…”, shkroi ylli argjentinas.

(Kosova Sot Online)