Evropiani i xhudos: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e dytë

  • S.A /
  • 03 November 2023 - 11:55
Evropiani i xhudos: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e dytë

Flaka Loxha e ka nisur mbarë garimin në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës, transmeton "Kosova sot Online ".

Xhudistja kosovare e kaloi me sukses pengesën e parë, teksa mposhti bullgaren, Ivelina Ilieva në raundin e parë.

Ilieva mori tri ndëshkime, duke u diskualifikuar nga gara.

Në raundin e dytë, Loxha do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.

(Kosova Sot Online )