Lyoni ende pa fitore në Ligue 1

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 15:46
Lyoni ende pa fitore në Ligue 1

Kampioni i shumëfishtë i Francës, Olympique Lyonnais, është duke e përjetuar sezonin më të keq në histori të tyre.

Gjiganti francez pas 10 xhirove nuk e ka regjistruar as edhe një fitore të vetme, teksa gjendet në vendin e fundit në tabelë me katër pikë të grumbulluara.

Madje, Lyon nuk arriti ta mposht as si vendas ekipin e Metz, me të cilin barazoi 1:1.

Madje, Lyoni ishte duke pësuar, por një gol i minutave të fundit, ia siguroi një pikë vendasve.

Në 10 ndeshje, Lyoni ka regjistruar katër barazime dhe gjashtë humbje, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka pranuar 19 sosh. 

(Kosova Sot Online)