Një lajm i mirë, Cana do të bëhet ...

  • 23 April 2015 - 11:55
Një lajm i mirë, Cana do të bëhet ...

Një lajm jetësor për Lorik Canën. Futbollisti shqiptar ka treguar se gruaja e tij, Monica është shtatzënë dhe se do të bëhet baba.

“Unë kam dashur të martohem me një femër shqiptare, por Monica më premtoi se fëmijët tanë do të flisnim shqip dhe do të mësonin traditat tona”, thotë Cana për “Golalb.com”, përcjell Mapo.

Po ashtu, futbollisti i Lazios dhe Kombëtares shqiptare ka paralajmëruar se bebja e tij mund të vijë në jetë pikërisht në kohën kur Shqipëria do të luajë me Serbinë.