Vendin që vjen si goditje tërmeti, Liria shkarkon Yigitin nga pozita e trajnerit

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 08:22
Vendin që vjen si goditje tërmeti, Liria shkarkon Yigitin nga pozita e trajnerit

Nedim Yigit nuk do të jetë më trajner i Lirisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi nga Prizreni ka njoftuar të shtunën  se ka ndarë rrugët me trajnerin turk. Ndërprerja e bashkëpunimit thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme. 

Deri te ky vendim erdhi shkaku i rezultateve të dobëta nga Yigit. Liria është e fundit në tabelë, me vetëm tetë pikë të grumbulluara nga 13 xhiro.

Klubi prizrenas bëri të ditur se trajneri i ardhshëm do të jetë vendor. 

Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):

“Zyrtare:

Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë

Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.

Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.

FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme.

Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë”.

(Kosova Sot Online )