Gabim skandaloz që i kushtoi Real Madridit, vetëm një pikë nga përballja me Rayo Vallecanon

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 08:35
Gabim skandaloz  që i kushtoi  Real Madridit,  vetëm një pikë nga përballja me Rayo Vallecanon

Real Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Rayo Vallecanon, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” u mbyll baras dhe pa gola.

Kjo ndeshje i takoi javës së 12-të në La Liga.

Real Madridi pas këtij barazimi ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Girona, që tani prin si e vetme në tabelë.

Rayo Vallecano ndodhet në pozitën e nëntë me 18 pikë. 

(Kosova Sot Online )