Befason gjakovarja Geta Beqa, rrëmben medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 08:55
Befason gjakovarja Geta Beqa,  rrëmben medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut

Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa, rrëmbeu medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”.

Gjakovarja Gentiana Beqa, pas triumfit në Spanjë, nuk harroi të përshëndeste edhe bashkëshortin dhe 3 vajzat e saj.

“Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”, shkruan Komiteti Olimpik Shqiptar pas suksesit të Gentianës.

(Kosova Sot Online )