Kane i është afruar kreut të renditjes së Këpucës së Artë

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 16:18
Kane i është afruar kreut të renditjes së Këpucës së Artë

Harry Kane i është afruar kreut të renditjes së Këpucës së Artë.

Sulmuesi anglez e realizoi një “hat-trick” në “Klassiker” të parë për të, ndërsa u ngrit në kuotën e 30 pikëve, duke iu afruar vendeve të para, të cilat mbulohen nga Akor Adams e Amahl Pellegrino.

Nigeriani ie Montpellier, i ka zhvilluar megjithatë 25 ndeshje, mes Ligue 1 dhe kampionatit norvegjez.

Në pozitën e katërt gjendet Serhou Guirassy i Stuttgartit, i cili i ka shënuar 14 gola në Bundesligë dhe mungoi në dy ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Lautaro Martinez i ka lënë prapa Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen. /Gazeta Express/

Renditja e Këpucës së Artë

Akor Adams (Lillestrom/Montpellier) 36,5 pikë (15 gola x 1,5 + 7 gola x 2)

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 34,5 pikë (23 gola x 1,5 koeficienti)

Harry Kane (Bayern Munich) 30 (15 x 2)

Serhou Guirassy (Stuttgart) 28

Lautaro Martinez (Inter) 24

Andrej Ilic (RFS/Valerenga) 23

Erling Haaland (Manchester City) 22

Bard Finne (Brann) 21

Faris Moumbagna (Bodo/Glimt) 21

Kylian Mbappé (PSG) 20

Jude Bellingham (Real Madrid) 20

(Kosova Sot Online)