Napoli liron Rrahmanin për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 20:27
Napoli liron Rrahmanin për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

Amir Rrahmani pritet t’i mungojë Napolit në ndeshjen ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 nëntor, në ditën kur edhe Kombëtarja e Kosovës do të ketë ndeshje për të zhvilluar

Rrahmani do të ftohet nga Primoz Gliha, për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 15 tetor, por që u shty shkaku i situatës që u krijua pas konfliktit mes Izraelit e Palestinës.