Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 20:55
Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit

FC Ballkani është nisur për në kryeqytetin e Kazakistanit, atje ku do të përballet me Astanan në Ligën e Konferencës.

Ndeshja, e vlefshme për xhiron e katërt në Grupin C, do të zhvillohet të enjten, me fillim prej orës 16:30

“Skuadra po niset nga Aeroporti ‘Adem Jashari’ për Astana, atje ku të enjten e zhvillojmë duelin e katërt në Grupin C në UEFA Europa Conference League. Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e klubit therandas, të shoqëruar me disa fotografi.

(Kosova Sot Online)